LAJMI I FUNDIT: LeBron James pozitiv me Covid-19

Basketboll 01 Dhjetor 2021 13:55

Ylli i NBA, LeBron James, do të jetë mungesa e LA Lakers për ndeshjet e radhës.

Një nga basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketin e NBA, LeBron James, do të jetë jashtë fushave për një periudhë prej 10 ditësh së paku.

Raportimet nga ShBA bëjnë të ditur se basketbollisti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një gjë të tillë e ka thënë shkarazi edhe Anthony Davis, i cili ka thënë se “kam kontaktuar me të, më ka thënë se është mirë dhe pa simptoma”.

LeBron James tashmë është futur në protokollin e NBA për masat anti-Covid.

Lojtari duhet të rezultojë dy herë radhazi negativ në testet antigjen, para se të kthehet në parket.

-->