Lajmi i fundit: Legjenda gjermane pritet të emërohet trajneri i Ballkanit

Futboll 02 Qershor 2021 20:43

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani është bërë me trajner të ri.

IndeksOnline ekskluzivisht mëson se te skuadra suharekase trajner do të emërohet tekniku gjerman, Thomas Brdaric, transmeton Insporti.

46-vjeçari ishte në stolin e skuadrës nga Shqipëria, Vllaznia – aty ku arriti të shpallej kampion i Kupës për sezonin 2020/21.

Thomas Brdaric, Hannes Bongartz - Thomas Brdaric Photos - Zimbio

Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia.

-->