Lajmi i Fundit: Pedri nuk ftohet për ndeshjen ndaj Atletico Madrid
Futboll
01 Tetor 2021
17:01

Barcelona këtë edicion është duke u ballafaquar me probleme të shumta.
Gjigandi spanjoll, përveç formës shumë të dobët që po kalon aktualisht, është duke u përballur edhe me mungesën e shumë futbollistëve shkaku i lëndimeve.
Skuadra e Koemanit nesër do të përballet me Atletico Madridin në derbin e xhiros se tetë dhe listës së futbollistëve që do të mungojnë i është shtuar edhe mesfushori, Pedri Gonzalez.
Pedri pati një shqetësim në muskulin e këmbës dhe nuk stërviti me bashkëlojtarët sot, ai nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Atleticos.
Kjo është lisa e plotë e futbollistëve të ftuar nga Ronald Koeman për derbin ndaj “Madrilenëve”