Lajmi i Fundit: Premier Liga merr vendimin e fundit për ndeshjen Tottenham-Leicester
Futboll
15 Dhjetor 2021
16:56

Premier League ka refuzuar kërkesat e mëtejshme për shtyrjen e ndeshjeve për shkak të rasteve të koronavirusit.
Siç raporton ‘Sky Sports’ , ndeshja e vetme e shtyrë për këtë xhiro të kampionatit është ajo mes Brentford dhe Manchester United, e cila duhej të luhej mbrëmë.
Megjithatë, kërkesat nga Tottenham dhe Leicester, të cilët do të luajnë rregullisht nesër, nuk janë pranuar.
Premier League kishte njoftuar 42 raste pozitive të reja mes lojtarëve dhe stafit teknik, shifra më e lartë e regjistruar që nga maji i kaluar.