Lajmi i Fundit: Rusia ia zgjat paraburgimin yllit të basketbollit amerikan

Basketboll 17 Mars 2022 17:58

Paraburgimi i yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, në Rusi është zgjatur deri në maj, ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar Gjykatën Khimki të Rajonit të Moskës.

Griner është arrestuar disa javë pasi zyrtarët rusë thanë se gjetën fishekë që përmbanin vaj të nxjerrë nga kanabisi në bagazhin e saj, në aeroportin Sheremetyevo pranë Moskës.

Kjo vepër mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Griner ka luajtur në Rusi për shtatë vitet e fundit, ndërkohë që ka fituar dy medalje të arta olimpike me SHBA-në.

-->