LAJMI I FUNDIT: “Tokyo 2021” do të zhvillohet pa tifozë

Uncategorized 08 Korrik 2021 17:39

Lojërat Olimpike të Tokios, të shtyra nga pandemia, do të mbahen pa tifozë, ka thënë guvernatori i Tokios Yuriko Koike pas takimit me organizatorët e IOC dhe Japonez të enjten.

Ndalimi i tifozëve erdhi disa orë pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme në kryeqytet duke filluar nga e hëna, e shpallur nga kryeministri japonez Yoshihide Suga që të përmbajë rritjen e rasteve me COVID-19.

“Shumë njerëz prisnin me padurim të shikonin ndeshjet në stadiume, por unë do të doja që të gjithë të kënaqeshin plotësisht duke parë lojërat në TV në shtëpi”, tha Koike pas takimit.

Tifozët nga jashtë Japonisë u ndaluan muaj më parë, ndërsa do të lejoheshin vetëm deri në 10 mijë tifozët vendas. Por emergjencës pandemike, Olimpiada do të mbahet pa asnjë tifozë.

Deklarata e urgjencës detyroi një udhëtim të shpejtë në Japoni për presidentin e IOC, Thomas Bach, i cili zbarkoi në Tokio të enjten vetëm disa orë para se të njoftoheshin masat e reja. Ai duhej të kalonte tre ditë në vet-izolim në hotelin me pesë yje që strehon anëtarët e IOC.

-->