Lajmi i fundit / Vedat Muriqi shfaqet në stërvitje të Kosovës

Kombëtarja 09 Tetor 2019 18:28

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Gjibraltarin, raporton Insporti.com.

Sulmesi kryesori i Kosovës, Vedat Muriqi është shëruar nga gripi dhe është duke stërvitur me ekipin.

Muriqi mungoi në seancën stërvitore të ditës së martë për shkak të një gripi, megjithatë duket se ai është shëruar dhe është i gatshëm.

Përzgjedhësi Bernard Challandes para pak minutash mbajti konferencën për shtyp, në të cilën foli për gjendjen e skuadrës.

Ndeshja miqësore me Gjibraltarin do të zhvillohet nesër prej orës 18:00 në Fadil Vokrri, ndërsa me Malin e Zi më 14 tetor. /Insporti.com/