LAJMI I FUNDIT: Ylli i Man Cityt akuzohet për katër raste të dhunimit seksual

Futboll 26 Gusht 2021 18:01

Mbrojtësi i majtë francez i “Citizens” është pezulluar nga klubi i tij me katër ndeshje.

Benjamin Mendy nuk do të jetë pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga tekniku Pep Guardiola, për katër ndeshjet e radhës, ku si shkak mësohet se janë disa akuza të ngritura drejt tij.

Benjamin Mendy on Twitter: "Good for the confidence & the body ✊🏿 Eyes on  the next one 🏆 @ManCity… "

Akuzat e ngritura kanë të bëjnë me katër raste për përdhunim dhe për sulm seksual.

Në qoftë se akuzat e ngritura konfirmohen nga rendet e ligjit, atëherë mbrojtësi francez mund të përballet me burg dhe përjashtim nga klubi dhe Kombëtarja e tij.

Mendy edhe më parë ishte i njohur për sjelljet e pahijshme jashtë fushave të blerta, ku shumë herë klubi i qytetit të Manchesterit kishin marrë edhe masa ndaj tij, por duket se anjëra nuk ka dhënë efektin e kërkuar.

-->