Lajmi i mirë për Kosovën vjen nga Arbër Zeneli

Kombëtarja 16 Shtator 2019 20:02

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë lajm të mirë nga Arbër Zeneli.

Zeneli, që i ka munguar Kosovës që nga 10 qershori kur u lëndua në ndeshjen me Malin e Zi, mund të kthehet më shpejt sa që ishte menduar, raporton Insporti

Ai ishte dërguar menjëherë në Francë te skuadra e tij Reims për të vazhduar me rikuperimin. Klubi pati njoftuar se futbollisti do të mungojë deri në nëntë muaj.

Sipas doktorit të klubit të Reimsit, Zeneli mund t’i kthehet më shpejtë se sa ishte pritur fushës së blertë.

Ai ka pohuar se 24-vjeçari do të kthehet në fushat e lojës në muajin janar.

Anësori i Kosovës, që së bashku me Vedat Muriqin është top-golashënuesi i Kombëtares (7 gola), në ndeshjen ndaj Malit të Zi në Podgoricë kishte këputur ligamentet e gjurit.

Sidoqoftë, rikthimi në muajin janar do të thotë se Zeneli nuk do të mund të luajë në eliminatoret e Evropianit, në grupin A, ndaj Malit të Zi, Çekisë e Anglisë. /Insporti.com/