Lajmi i keq për Messin vjen nga Salah

Futboll 25 Prill 2018 08:13

Forma e mirë e Mohamed Salah, mund ta shpërblejë atë me një Top të Artë.

Egjiptiani po kalon në formë të shkëlqyer këtë edicion me Liverpoolin, ku në të gjitha garat ka shënuar 43 gola në 47 paraqitje.

Salah mbrëmë realizoi dy gola dhe asistoi dy herë, në fitoren prej 5:2 të Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë ndaj ish-skuadrës së tij, Romës.

Dhe tani, ai shihet si favorit para Leo Messit, për ta fituar Topin e Artë në fund të vitit.

Sipas kompanive të basteve, 25-vjeçari është sipër Messit në garën për Topin e Artë, derisa Cristiano Ronaldo vazhdon të shihet si favoriti.

Më poshtë keni kuotat e fundit për Topin e Artë sipas bastoreve. /Insporti.com

-->