Lakers arrijnë një tjetër fitore, Portland i fort për Chicagon

Basketboll 10 Janar 2019 10:51

Los Angeles Lakers ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në NBA, duke e mposhtur 113-100 skuadrën e Detroit Pistons.

Ekipi kalifornian e dominoi këtë takim, që duket se ka lënë prapa krizën e javës së kaluar.

James e Rondo vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe mungojnë për Lakers, ku sot u dallua Kyle Kuzma, autor i 41 pikëve, rekord personal.

Fitore ka arritur edhe Portland Trail Blazers, që e ka mposhtur 124-112 skuadrën e Chicago Bulls, sfidë ku vendasit u shkëputën gradualisht.

Për Blazers shkëlqeu C. J. McCollum, duke realizuar 24 pikë, për t’i bërë të pavlefshme 22 pikët e Carter për Bulls, raporton Insporti.

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në NBA:

Boston – Indiana, 135-108
Washington – Philadelphia, 123-106
Brooklyn – Atlanta, 116-100
Houston – Milwaukee, 109-116
Memphis – San Antonio, 96-86
New Orleans – Cleveland, 140-124
Dallas – Phoenix, 104-94
Utah Jazz – Orlando, 106-93
Portland – Chicago, 124-112
Lakers – Detroit, 113-100