Lakers mposhten edhe te Phoenix, Golden State triumfon ndaj Philadelphias

Basketboll 03 Mars 2019 13:46

Los Angeles Lakers janë shumë pranë që të mbesin jashtë playoffit pas humbjes së radhës nga Phoenix Suns në udhëtim me rezultat 118-109.

LeBron James sërish dështoi të motivojë skuadrën që të triumfojnë dhe të vazhdojnë luftën për playoff.

Deandre Ayton me 26 pikë e 10 kërcime dhe Devin Booker me 25 pikë ishin ata që shkëlqyen.

Ndërkaq, LeBron James me 16 asistime dhe 27 pikë ishte dominues në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër Golden State triumfoi me rezultat 120-117 ndaj Philadelphias.

Ben Simmons shkëlqeu me triple double prej 25 pikë, 15 kërcime e 11 asistime, por Golden State falë Kevin Durant me 34 pikë dhe Stephen Curry me 28 pikë ishin ata që dominuan në këtë takim.

Golden State ka vendin e parë në Perëndim, ndërkaq Lakers janë në vendin e 10-të dhe me gjasa minimale për playoff.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Detroit, 93-129

Indiana – Orlando, 112-117

Miami – Brooklyn, 117-88

Dallas – Memphis, 81-111

Philadelphia – Golden State, 117-120

San Antonio – Oklahoma, 116-102

Denver – New Orleans, 112-120

Phoenix – Lakers, 118-109

Utah Jazz – Milwaukee, 115-111