Lakers mposhtin Portland – shkëlqen Lebron James me 43 pikë

Basketboll 01 Janar 2022 11:30

LeBron James nuk ka harruar as mbrëmë të dëshmojë se është një nga më të mirët që ka parë historia e basketbollit, nëse jo më i miri.

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitore 139:106 ndaj Portland Trail Blazers.

Në këtë ndeshje i pandalshëm ishte LeBron James, i cili shënoi 43 pikë, si dhe shtoi katër asistime e 14 kërcime për Double Double.

Shifra të mira pati edhe Westbrook i cili regjistroi ‘Triple-Double’ me 15 pikë, 12 asistime dhe 13 kërcime.

Kjo është ndeshja e shtatë radhazi që LeBron James shënon 30+ pikë këtë sezon. Mbrëmë ai nuk regjistroi asnjë top të humbur.

-->