Lakers një fitore larg finales, fiton ndaj Houston Rockets

Basketboll 11 Shtator 2020 09:27

Ndeshjen e katërt në serinë e gjysmë-finales mes Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers e kanë fituar këta të fundit.

Lakers arritën të shënonin fitore me rezultat 100-110.

Basketbollisti më efikas tek LA Lakers ishte Anthony Davies me 29 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime.

Kurse tek Houston u dallua Russell Westbrook i cili shënoj 25 pikë dhe shtoj 3 kërcime e 3 asistime.

Lakers është një fitore larg finales në Konferencën Perëndimore. Për momentin LA është duke udhëhequr këtë seri me rezultat 3:1.

Në finale të Konferencës Perëndimore ata presin fituesin e ndeshjes LA Clippers-Denver Nuggets.

-->