Lakers pësojn humbje nga Charlotte Hornets – shkëlqejnë LaMelo dhe Westbrook
Basketboll
29 Janar 2022
10:59

Los Angeles Lakers kanë pësuar një tjetër humbje.
Lakers janë mposhtur nga Charlotte Hornets, me rezultatin 117:114.
Në këtë ndeshje, te Lakers më i dalluari ishte Russell Westbrook, me 35 pikë të shënuara.
Nga këto 35 pikë, 30 prej tyre erdhën në periudhën e dytë, me 16 që u shënuan në çerekun e katërt. Russ shtoi edhe katër kërcime e pesë asistime.
Carmelo Anthony shtoi 19 pikë dhe Austin Reaves 16 sosh, por nuk ndihmuan dot skuadrën e Lakers të shmangin humbjen.
Te Hornets më i dalluari ishte Miles me 26 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, kurse LaMelo shtoi 20 pikë e shtatë kërcime.