Lakers planifikojnë rikthimin e bujshëm pas lëndimit të Cousins

Basketboll 18 Gusht 2019 18:20

Skuadra e Lakers ka ende një vend bosh grupin e lojtarëve që do të ketë për sezonin e ri 2019-2020 në NBA. Në fakt, ky vend është rezervuar për Andrea Iguodala, në rast se ai vendos të largohet nga Memphis.

Sidoqoftë, nga ky ekip mund të vijë një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për shtatlartin Dwight Howard. Ky do të ishte një rikthim për 33-vjeçarin Howard, që ka luajtur me Lakers në sezonin 2012-2013.

Lojtari është nën kontratë me Memphis, por nuk bën pjesë në planet e këtij ekipi, duke qenë lojtar stoli. Për pasojë ai mund të largohet dhe transferimi te Lakers është i mundshëm duke parë nevojën që ka ky ekip për një lojtar qendër.

Pak ditë më parë u lëndua DeMarcus Cousins, qendra titullare e Lakers dhe pritet që ai të mungojë në shumicën e sezonit të ri.

Skuadra kaliforniane ka vetëm një qendër në dispozicion, JoVale McGee, andaj po mendon të rikthejë Howard për një sezon.