Lakers vazhdojnë me rezultate pozitive – shkëlqen Davis me 50 pikë (VIDEO)

Basketboll 09 Dhjetor 2019 10:04

Los Angeles Lakers kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në NBA.

Skuadra nga Kalifornia është rikthyer të luaj në Staples Center pas tri ndeshjeve në udhëtim dhe ka mposhtur MinnesotaTimberwolves.

Lakers ishin më të mirë që nga çereku i parë dhe në fund triumfuan me 17 pikë diferencë 142:125.

Anthony Davis ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke shënuar 50 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që e përfundoi ndeshjen me ‘Double-double’ prej 32 pikëve e 13 asistimeve.

Karl Anthony Towns ishte më efikasi tek mysafirët me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Lakers vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 21 fitore e tri disfata.

Përveç këtij takimi, u luajtën edhe disa të tjera ku u arritën këto rezultate:

Charlotte – Atlanta 107:122

Miami – Chicago 110:105

Philadelphia – Toronto 110:104

Washington – LA Clippers 119:135

Dallas – Sacramento 106:110

Portland – Oklahoma City 96:108

Top 10 aksionet e mbrëmjes

-->