LaMarcus Aldridge si asnjëherë më parë në karrierë

Basketboll 11 Janar 2019 09:47

LaMarcus Aldridge ka shkëlqyer mbrëmë në NBA, duke udhëhequr skuadrën e San Antonios Spurs drejt një fitore të madhe kundër Oklahoma City Thunder.

Sfida mes Spurs e Thunder u vendos pas 2 kohëve shtesë, ku triumfoi San Antonio me rezultatin 154-147, raporton Insporti.

Më i miri mbi parket dhe më meritore që Spursat morën fitore, ishte LaMarcus Aldridge, i cili realizoi 56 pikë, rekord personal në karreirë.

Për Oklahomën u dallua Waestbrook, që realizoi një “triple double” (24 pikë, 13 rebound e 24 asist), por që mbetën për statistikë, ashtu sikurse edhe 30 pikët e George.

E veçanta e këtij takimi është se kaloi kuotën e 300 pikëve (301), ndeshja e parë e këtij sezoni që kalon këtë kuotë. /Insporti.com/