Lampard e komenton humbjen e penalltisë nga Barkley

Futboll 17 Shtator 2019 23:53

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi nga Valencia në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi londinez u mposht me rezultatin minimal 1:0 nga spanjollët.

Chelsea e pati një rast ideal për ta barazuar rezultatin me anë të një penalltie, por ishte Ross Barkley që gaboi nga pika e bardhë.

“Ross është gjuajtës i penalltive dhe është i tillë kur ai starton në ndeshje. Ai e mori dhe e humbi. Është një histori e madhe për të thënë se ka grindje mes lojtarëve. Nëse ai shënon nuk ka histori. Por, ai e mori dhe e humbi. Kaq. Zhgënjimi tek të gjithë ne është se nuk e patëm shansin ta fitonim ndeshjen”, ka thënë Frank Lampard./Zëri