Lampard tregon se si Chelsea mund ta eliminojë Barcelonën

Futboll 14 Mars 2018 10:25

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, ka treguar se si Chelsea mund ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e kthimit.

Lampard, që ishte pjesë e Chelseat kur ‘Blutë’ në vitin 2012 eliminuan në gjysmëfinale blaugranët, ka treguar se si mund të triumfojë ekipi londinez.

Në shkrimin e kolumnes së tij për Evening Standard, Lampard tha se Conte duhet të heq dorë nga eksperimenti i numrit nëntë falso, dhe të rikthejë Alvaro Moratan në formacionin e parë.

Tekniku italian luajti pa një sulmues në ndeshjen e parë në Stamford Bridge – dhe kopjoi formacionin e njëjtë për ndeshjen në udhëtim te Manchester United – ku Hazard luajti në rolin e qendërsulmuesit.

Por, belgu pati një natë frustruese, derisa tani ekipi i Contes duhet të shënojë në Camp Nou për të shkuar tutje.

Dhe, Lampard beson se sulmuesi jo në formë, Alvaro Morata, mudn të inspirohet nga paraqitje e Torresit gjashtë vite më parë, për ta çuar Chelsean tutje.

Chelsea atëbotë eliminoi Barcelonën me 10 lojtarë [duke barazuar 2:2 në Camp Nou, pas fitores 1:0 në “Stamford Bridge”.

Blutë më pas arritën të shpallen për herë të parë kampionë të Evropës, duke mundur në finale Bayernin.

“Ishte për ngjarje të mëdha si kjo që Chelsea e bleu Moratan nga Real Madridi për 58 milionë funte në verë”, pohon Lampard.

“Unë do të konsideroja Moratan të udhëheq vijën e sulmit, me Eden Hazard dhe Willian prapa. Morata duhet të luajë më mirë se sa që ka bërë javët e fundit. Ai duhet të jetë fizikisht më i fortë dhe të mbajë topin më shumë”, vazhdon 39-vjeçari.

“Çfarë bëri Fernando Torres në vitin 2012, dëshmon se çfarë mund të bëjë një sulmues i njohur ndaj Barcelonës”, përfundon Lampard. /Insporti.com