Lampardi e dëshiron në Chelsea yllin e Bayern Munichut
Futboll
05 Janar 2020
19:54

Mbrojtësi i Bayern Municjut, David Alaba mund ta vazhdojë karrierën në Angli.
Sipas tabloidit Mirror, Chelsea ka shfaqur interes për austriakun 27-vjeçar.
Alaba ka kontratë me Bayernin edhe një vit e gjysëm, ndërsa pritet që blutë e Londrës të jenë të gatshëm të harxhojnë 70 milionë euro për transferimin e tij.
Këtë sezon, Alaba u paraqit në 12 ndeshje në kampionatin gjerman dhe ka shënuar një gol.