Lampardi e konfirmon lajmin e madh për tifozët e Chelseat

Futboll 04 Nëntor 2019 17:50

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka konfirmuar se N’Golo Kante është në dispozicion për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve me Ajax.

Mesfushori francez nuk është paraqitur që nga lëndimi i ijëve që e pësoi gjatë nxemjeve përpara takimit kualifikues të vendit të tij në Euro 2020 kundër Islandës më 14 tetor.

Pasi humbi pesë ndeshje me ‘Blutë’, ai u kthye në stërvitje të hënën dhe është në konsideratë për vizitën e kampionit holandez Ajax në ‘Stamford Bridge’.

Trajner i Chelseat, megjithatë, nuk ishte në gjendje të konfirmonte se kur Antonio Rudiger mund të kthehej në skuadrën e parë.

-->