Lampardi gjithnjë e më afër Chelseat – ky është zhvillimi i fundit

Futboll 25 Qershor 2019 10:55

Frank Lampard pritet të zyrtarizohet si trajner i Chelseat, në ditët në vazhdim.

Ish-futbollisti anglez do të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”, pas largimit të Maurizo Sarrit.

Sipas medieve angleze Lampard, është pajtuar që nga sezoni i ri të drejtojë ish-skuadrën e tij me të cilin ekip luajti për 13 vite.

41-vjeçari, edicionin që lamë pas drejtoi Derbyn në Championship, skuadër të cilën e çoi deri në finale të play-offit, duke qenë vetëm një ndeshje larg Premierligës.