Lampardi ka vendosur – këta dy lojtarë i thonë lamtumirë Chelseat

Futboll 29 Korrik 2019 12:02

Pavarësisht bllokimit të afatit kalimtar dhe pamundësisë për t’u përforcuar, trajneri i Chelseat Frank Lampard ka “përjashtuar” dy mesfushorët e skuadrës, Tiemoue Bakayoko dhe Danny Drinkwater, duke u bërë të ditur se nuk i ka në planet e tij.

Trajneri i emëruar këtë muaj në stolin e londinezëve u ka kërkuar dy mesfushorëve të gjejnë sa më shpejt një tjetër skuadër, nëse nuk duan të kalojnë sezonin mes bankës dhe tribunës, pasi nuk i sheh si titullarë në formacionin e tij.

Që të dy futbollistët kanë kontratë deri në verën e vitit 2022 me Chelsean, por largimi i Bakayokos pritet të jetë më i lehtë, pasi mesfushori francez vjen pas një sezoni mjaft të mirë te Milani dhe ka kërkesa në treg.

Ndryshe është situata e ish-mesfushorit të Leicesterit, Drinkwater, i cili vjen pas paraqitjesh mjaft të dobëta dhe skuadrat e tjera mund t’i hapin derën maksimumi në formën e huazimit.