Lampardi në Chelsea, Derby County e konfirmon lajmin e madh

Futboll 25 Qershor 2019 13:43

Frank Lampard është gjithnjë e më afër që të emërohet trajner i Chelseat.

Derby County ka konfirmuar se i ka dhënë leje Chelseat të bisedojë me trajnerin Frank Lampard për pozitën e trajnerit në Stamford Bridge.

“Me para-sezonin që po afron shpejt për të dy klubet shpresojmë që kjo të ndihmojë Chelsean të përmbyllë diskutimet e tyre”, ka thënë klubi anglez.

Derby ka thënë se s’do të komentojë më këto bisedime deri kur të vijë momenti i duhur.

Legjenda e “Bluve” pritet të zëvendësojë Maurizio Sarrin e larguar në drejtim të Juventusit.