Lampardi takohet me zyrtarët e Chelseat për të marrë drejtimin e ekipit

Futboll 11 Qershor 2019 15:21

Drejtuesit e Chelseat janë takuar me Frank Lampardin, për të diskutuar për rolin e trajnerit në ‘Stamford Bridge’.

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është përfolur si emri i mundshëm që mund ta pasojë italianin Maurizio Sarri, i cili raportohet se është afër marrëveshjes me Juventusin, transmeton Insporti

Lampard, që në sezonin e tij të parë si trajner mori lëvdata për punën e tij me Derby Countyn – të cilët i udhëhoqi drejt finales së play-offit të Championshipit – shihet si një nga zgjidhjet në rast të largimit të Sarrit.

Goal raporton se Juventusi së shpejti pritet të prezantojë Sarrin si pasuesin e Allegrit.

Si favoriti për ta pasuar Sarrin te Chelsean shihet Lampardi, ndërkaq trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag është i pasigurt për shkak të dënimit të Chelseat për dy afate kalimtare.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që Massimiliano Allegri të marrë drejtimin e Chelseat, mësohet se italiani u ka thënë të afërmve se mund të marrë një vit pushim nga menaxhimi.

Si Chelsea ashtu edhe Juventusi, pritet që të bëjnë njoftimet për trajnerët në fundin e javës. /Insporti.com/