Lampardi tregon çka duhet të bëjë Chelsea, pas humbjes nga Liverpooli

Futboll 23 Shtator 2019 13:32

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se duhet të luajnë si rivalët e tyre, Liverpool.

Liverpooli nuk di për humbje në Premier Ligë pasi në gjashtë ndeshjet ka grumbulluar 18 pikë.

Chelsea dje u mund në “Stamford Bridge”, nga të kuqtë me rezultat 1:2.

Lampard beson që klubi i tij ka treguar se mund të krahasohen me ta, pavarësisht humbjes.

“Duam të fitojmë në shtëpi. Kundër Liverpoolit e dinim që mund të humbim pasi janë klub i fortë”, tha Lampard.

“Dallimi është se iu kemi treguar që mund të krahasohemi me ta. Do të fitojmë se shpejti dhe do të rikthejmë besimin e tifozëve, por duhet të luajmë si Liverpooli”, deklaroi ai.