Lamtumirë Arsenal, Ozili i bashkohet yllit të madh të Kosovës

Kombëtarja 10 Tetor 2019 09:25

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenal, për të vazhduar karrierën në Turqi.

Sipas ‘Takvim’, skuadra turke Fenerbahce ka kontaktuar Arsenalin për një transferim të mundshëm të Mesut Ozil.

Pala turke është e interesuar që ky transferim të finalizohet në afatin kalimtar të janarit, i cili nuk po kalon momente të mira në veri të Londrës.

Arsenali janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së Ozil në një marrëveshje kredie, diçka që duket e pranueshme edhe nga Fenerbahce.

Te Fenerbahce, Ozili do të kishte për bashkëlojtar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.