Largime të shumta te Bayern Munchen

Futboll 01 Qershor 2018 13:49

Skuadra e Bayern Munchen, ka filluar me ndryshime të mëdha për sezonin e radhës, ku pritet se do të largohet një numër i madh lojtarësh nga “Allianz Arena”, derisa bavarezët janë duke u munduar ta përforcojnë edhe skuadrën për të qenë ekip më pretendent në Champions League, pasi dominimi i tyre në Bundesliga është më se i dukshëm.

Fillimisht u caktua trajneri i ri, kroati Niko Kovac, i cili do të ndërmarrë hapa të mëdhenj drejt ripërtëritjes së skuadrës.

Jerome Boateng pas shtatë sezoneve me bavarezët, po kërkon një sfidë të re, derisa edhe sulmuesi Robert Lewandowski ka arsyetimin e njëjtë dhe gjatë verës pritet edhe largimi i tij.

Bayern kërkon ta mbajë në radhët e veta sulmuesin polak, mirëpo agjenti i Lewas kishte deklaruar më herët se polaku e dëshiron një aventurë të re, te ndonjë skuadër dhe ligë tjetër.

Largimi që duket së është definitiv dhe është çështje kohe, është ai i Arturo Vidal. Kontrata e kilianit skadon vitin e ardhshëm dhe deri tani nuk ka ardhur asnjë propozim nga vet skuadra gjermane për rinovimin e saj, çka do të thotë se shitja e tij pritet të ndodh gjatë kësaj vere.

Kurse, edhe dyshja Thiago Alcantara dhe Juan Bernat, po ashtu janë pjesë e shqyrtimeve si futbollistë që pritet të largohen.

Momentalisht trajneri Niko Kovac, ende nuk ka bërë të ditur listën e lojtarëve që hyjnë në objektivat e tij për ta përforcuar skuadrën, por se do të ketë prurje të reja, kjo është e sigurt. /Insporti.com

-->