Largimi i Bale nga Reali çështje kohe, nuk grumbullohet nga Zidane

Futboll 12 Maj 2019 09:01

Gareth Bale i ka ditët të numëruara te Real Madridi.

Sulmuesi uellsian nuk është grumbulluar për takimin e radhës në La Liga me Real Sociedadin si mysafirë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në takimin e javës së kaluar me Villarrealin.

Mediet spanjolle kanë shkruar Bale dëshiron të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm, por “AS” shtoi se Zidane është i vendosur ta largojë, pasi dëshiron të rifreskojë skuadrën me emra të rinj.

Bale ka edhe tre vjet kontratë me “Los Blancos”, por fakti që klubi mbretëror dëshiron ta largojë me çdo kusht do të thotë se skuadra që i dëshiron shërbimet e futbollistit, mund ta rrëmbej me një çmim të lirë./Insporti