Largimi i Lewandowskit çështje kohe

Për largimin e sulmuesit Robert Lewandowski nga skuadra e Bayern Munchen ka kohë që po flitet, mirëpo asgjë nuk ishte pranuar zyrtarisht, deri më tani.
Sipas raportimeve të fundit, agjenti i Lewas, ka bërë të ditur se ka ardhur koha që sulmuesi polak të kërkoj ndryshimin, e kjo do të thotë kërkimin e një skuadre tjetër.
“Robert mendon se i nevojitet ndryshimi dhe një sfidë e re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm për këtë gjë”, tha Pini Zahavi, agjent i Lewandowskit.
Real Madrid ishte përmendur më herët si destinacion i mundshëm i Lewandowskit, mirëpo madrilenët si objektiv kryesor kanë Neymar dhe vetëm nëse dështon transferimi i brazilianit, atëherë polaku mund të jetë opsion.
Megjithatë, sipas agjentit Pini Zahavi, skuadra tjera si, PSG, Chelsea e Manchester United janë po ashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit 30 vjeçar. /Insporti.com