Largohet David De Gea !

Futboll 18 Prill 2018 12:23

“Don Balon” raporton se portieri i Manchester United, i cili pesë nga shtatë vitet e tij, u zgjedh gardiani më i mirë në Premier League, ka nënshkruar me Real Madrid.

Agjenti i De Gea, Jorge Mendes, ka kaluar disa javë për të negociuar një marrëveshje, që do t’i lejonte spanjollit të braktiste “Old Trafford” dhe duket se një akord është arritur tani.

Çmimin të cilin skuadra madrilene thuhet se do ta paguajë për De Gean ëshë 100 milionë euro dhe nëse kjo konfirmohet edhe zyrtarisht, atëherë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, e arrin më në fund qëllimin për ta sjellë portierin spanjoll në “Santiago Bernabeu”, që tash e një kohë e kërkonte me çfarëdolloj çmimi.

Gjithnjë sipas “Don Balon”, oferta prej 100 milionë euro është propozuar nga përfaqësuesit e Real Madrid në tryezën e bisedimeve dhe trajneri i Man.United, Jose Mourinho, duket se i ka thënë “Po”.

Gazetari sportiv spanjoll, Eduardo Inda në “El Chiringuito” tha se, objektivi numër një për portën e Real Madrid është David de Gea dhe madrilenët do të paguajnë 100 milionë euro për të, derisa një pjesë të parave, 55 milionë euro, e kanë siguruar nga shitja e James Rodriguez në Bayern Munchen.

Inda vazhdoi duke thënë se, De Gea do të jetë transferimi i parë, por jo edhe i fundit nga Real Madrid dhe “Revolucioni” i presidentit Florentino Perez sapo ka filluar.

Megjithatë, prononcim zyrtarë, qoftë pohim apo mohim, për momentin nuk ka nga asnjëra prej palëve të apostrofuara dhe mbetet të shihet sa janë të sakta këto raportime të shtypit spanjoll. /Insporti.com

-->