Largohet Gattuso, Milani interesohet për këtë trajner

Futboll 23 Maj 2019 19:19

Mbetja jashtë zonës së Ligës së Kampionëve edhe për një sezon, po detyron Milanin që të mendojë ndryshime në bankinë.

Është shtuar një emër i ri në listën e Milanit për të zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Sipas ‘Corriere della Sera’, vendin e Gattusos te Milan mund ta zë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

Inzaghi poashtu po kërkohet edhe nga Juventus, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që do të largohet nga kampionët e Italisë pas qëndrimit pesë vjeçar./Insporti