Largohet Haradinaj, vjen Veseli

Futboll 21 Mars 2019 19:34

Figura të njohura politike janë fotografuar në tribunat e “Fadil Vokrrit”, gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Danimarkës.

“Dardanët” po luajnë miqësoren kundër danezëve, para ndeshjes kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”, shkruan Insporti.

Emra të njohur janë parë në ulëse, derisa Ramush Haradinaj dhe Atifete Jahjaga kanë qenë dy figurat më të spikatura.

Kryeministri Haradinaj nuk vendosi të qëndrojë gjatë, derisa Insporti raporton se ai është larguar pak minuta pasi startoi ndeshje.

Sidoqoftë, me t’u larguar ai, është shfaqur Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, të cilin e kemi parë shpesh në aktivitetet e Kombëtares së fundmi. /Insporti.com/

-->