Largohet nga Barcelona, firmos me skuadrën nga Premierliga
Futboll
05 Gusht 2018
23:16

Barcelona pritet që të mbetet pa futbollistin Yerry Mina, i cili sipas medieve spanjolle ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit, përcjell Insporti.
Evertoni pritet që të paguajë 32 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Lajmet e fundit kanë zbuluar se marrëveshja është arritur dhe se lojtari pritet të transferohet në ‘Goodison Park’.
Mina është 23-vjeçar teksa me shumë sukses luan edhe në Kombëtaren e Kolumbisë. /Insporti.com/