Largohet nga Chelsea, firmos me skuadrën tjetër të Premierligës
Futboll
07 Janar 2020
19:26

Frank Lampard nuk do të llogarisë fare në pjesën tjetër të sezonit në mesfushorin anlglez, Danny Drinkwater.
Klubi londinez sot ka zyrtarizuar huazimin e futbollistit në fjalë tek skuadra tjetër e Premierligës, Aston Villa.
Lampardi nuk kishte llogaritur në 29-vjeçarin që nga ardhja e tij duke e huazuar fillimisht te Burnley, ish-ylli i Leicesterit.
Drinkwater pritet të debutojë në ndeshjen e Premierligës që Villa e zhvillon ndaj Manchester Cityt.