Largohet nga Liverpool, ky do të të jetë klubi i ri i Xherdan Shaqirit

Futboll 08 Qershor 2021 16:01

Një rikthim në Serie-A për Xherdan Shaqirin duket se po bëhet gjithnjë e më i mundur për shkak se ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jurgën Klopp për edicionin garues 2021/22.

Shaqiri ishte pjesë e Interit në të kaluarën në Itali por që ajo periudhë nuk ishte e mirë për sulmuesin nga Gjilani, megjithatë fati i tij duket të jetë i lidhur prapë se prapë me këtë kampionat sepse ka disa klube të interesuara për shërbimet e tij.

Një nga ato klube është Lazio, të cilët raportohet se janë afër për të sjellë Maurizio Sarri si menaxherin e tyre të ri. Dhe me një menaxher të ri ka zëra për një sistem të ri dhe nënshkrime të reja, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin e Liverpoolit.

Sipas mediave lokale nga kryeqyteti italian, të paktën, Shaqiri i Liverpoolit dhe Milot Rashica i Werder Bremenit të dy mesfushorë sulmues dhe anësorë – besohet të jenë opsionet më tërheqëse për momentin pasi klubin që po kërkon të kalojë nga sistemi 3-5-2 në atë 4-3-3.

Raportet e fundit nga Anglia sygjerojnë se Liverpooli po kërkon të paktën 7 milionë euro ndërsa klubi kërkon të mbledhë fonde për të sjellë një mesfushor dhe ndoshta edhe një sulmues, megjithëse një performancë e fortë në Euro 2020 nga Shaqiri mund ta rrisë çmimin e tij në mënyrë të konsiderueshme.

-->