Largohet Ramosi, Reali gjen zëvendësuesin e tij

Futboll 25 Maj 2019 18:13

Sergio Ramos po mendon të largohet nga Real Madridi dhe klubi ka nisur menjëherë të shikojë një zëvendësues për të.

Sipas “AS”, “Los Blancos”, madrilenët do të vihen në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë, duke e parë që nuk kanë shumë cilësi në atë repart.

Në listën e dëshirave të Realit, është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly i cili ka vlerën e 70 milionë eurove.

Një tjetër objektiv është kapiteni 19-vjeçar i Ajaxit, Matijs De Ligt.

De Ligt është një pistë e vështirë me Barcelonën dhe Manchester United që janë më afër tij./Insporti