Largohet trajneri i Prishtinës

Futboll 04 Korrik 2020 22:45

Leotrim Krasniqi nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës te grupmoshat e reja.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Krasniqi ka thënë se largimin e ka bërë me vetëdëshirë.

“Familjar e shoqëri , nuk do te jem me pjese e FC Prishtinës , po largohem me vetedeshire dhe me krye lart , me bindjen qe kom dhon gjithçka nga vetja qe fanella e Prishtinës te përfaqësohet me dinjitet e përkushtim , qe fanella e Prishtinës te bartet vetëm nga ata qe e meritojnë dhe e djersitin atë.

Duke besuar qe ne Prishtine kom sjell disiplinë , koncept te punës dhe te lojës , po largona me fytyre dhe ndërgjegje te pastër , duke e ruajt nderin dhe profesionalizmin edhe ne situata shpesh herë te vështira për te mos u nënshtruar asnjëherë.

Nëse diçka me mban gjalle ne çdo sfide te jetës osht te mbes i pastër sepse rruge tjetër për te arritur sukses përveç punës nuk do te ndjek kurrë ne kurriz te askujt.

Largohem nga klubi ne një vendim jo te lehtë për t’u marrua për t’kerkuar sfida te reja duke iu falënderuar te gjithë futbollisteve qe punuam se bashku , kolegeve trener , koordinatorit te shkollës dhe klubit FC Prishtina për mundësin te jem pjese e klubit qe te vazhdoj te ritëm si trener ne këto vite”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij.

-->