Latifi menjëherë pas Hamiltonit

Formula 1 08 Qershor 2018 17:05

Këtë fundjavë në shtegun Gilles Villeneuve në Montreal zhvillohet gara për Shpërblimin e Madh të Kanadasë në Formula 1.

Shtegu në Montreal është pjesërisht i përbërë nga rrugët publike dhe mundësitë për tejkalim në këtë shteg, nuk janë shumë të mëdha.

Përderisa disa e quajnë, “Monte Karlo i zgjeruar”, në Montreal megjithatë mund të arrihen shpejtësi mbi 320 km/h.

Nëse shikohen shpejtësitë më të larta që i kanë zhvilluar shoferët sot, shihet se Hamilton ka qenë i pari dhe ka arritur 325,5 km/h në stërvitje, por lajmi i madh është shoferi i dytë më i shpejtë i ditës, transmeton Insporti, duke u bazuar në raportin teknik të stërvitjeve.

Ky epitet i takon debutuesit në Formula 1, heroit lokal Nicolas Latifi, i cili në këtë garë është pjesë e ekipit Force India.

Latifit i është mundëssuar të marrë pjesë në testimet e së premtes dhe përderis aai tregoi se mund të zhvillojë shpejtësi të larta, do ti duhet edhe më shumë punë, kohë adaptim që të mund të marrë vendin e Sergio Perezit ose Esteban Oconit si garues i këtij ekipi.