Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

Sporte luftarake 01 Maj 2021 19:46

Laura Fazliu ka treguar edhe njëherë potencialin e saj teksa e ka fituar medaljen e bronztë në European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Fazliu në luftë për të bronztën e mposhti xhudisten çeke, Michaela Kulikova me IPPON.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale u mposht nga xhudistja kroate, Iva Oberan.

Sot përveç Laurës garuan edhe Erza, Fationa e Flaka, por nuk arritën të siguronin medalje. /Insporti.com/

-->