Një tjetër xhudiste nga Kosova garon për medaljen e bronztë evropiane

Sporte luftarake 13 Shtator 2019 14:59

Laura Fazliu do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë të kampionatit evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Xhudistja jonë u mposhtë në gjysmëfinale nga gjermania, Annabelle Winzig duke humbur mundësinë për të garuar për medaljen e artë.

Megjithatë, Laura do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë të kampionatit evropiane të xhudos për junior.

Laura në këtë ndeshje për të bronztën do takohet me xhudisten çeke Renata Zachova, kategoria deri në 63 kilogramë.

Luftërat për medalje fillojnë të zhvillohen prej orës 16:00.

Ndryshe, dje (e enjte) ishte Flaka Loxha, e cila fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.