Lazio – Bayern Munich, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Futboll 23 Shkurt 2021 19:50

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit kryesor të Ligës së Kampionëve të natës së sotme mes Lazios dhe Bayern Munich, transmeton Insporti.

Italianët presin kampionët e Evropës në takimin që zhvillohet në stadiumin “Olimpico” me fillim nga ora 21:00.

Trajneri Simeone Inzaghi ka vendosur që ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ta nis takimin nga banka rezervë.

Teksa, trajneri i Bayernit, Hansi Flick, ka vendosur të luaj me emra si Robert Lewandowski, Jamal Musiala dhe Leroy Sane.

Formacionet zyrtare:

Lazio XI: Reina, Patric, Acerbi, Musacchio; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Marusic, Correa, Immobile.

Bayern Munich XI: Neuer, Süle, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Sané, Musiala, Coman, Lewandowski.

Image
Image

-->