Lazio e mposht Milanin, Muriqi u inkuadrua në minutën e 89’të

Futboll 26 Prill 2021 22:42

Ka përfunduar takimi ndërmjet Lazios dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 33-të në elitën e futbollit italian, shkruan Insporti.

Mjaftuan dy minuta lojë që të zhbllokohej rezultati. Joaquin Correa shënoi pas asistimit nga Ciro Immobile dhe me një gol epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Correa e dyfishoi epërsinë (51’), kësaj radhe i asistuar nga Luis Alberto.

Për të vulosur fitoren u përkujdes Ciro Immobile që realizoi tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt (87′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 89-të.

Pas kësaj humbje, Milan zbret në pozitën e pestë me 66 pikë, derisa Lazio një më poshtë me 61 sosh

-->