Lazio fiton kundër Sampdorias, Muriqi zhvillon 50 minuta

Kombëtarja 05 Dhjetor 2021 20:37

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Sampdoria.

Skuadra e Maurizio Sarrit arriti fitore komode me rezultat 1 – 3.

Mesfushori Milinkovic-Savic kaloi Lazion vetëm pas shtatë minutave lojë (7′).

Ndërsa, Ciro Immobile arriti të shënoi dy herë për të siguruar fitoren qysh në pjesën e parë (17′, 37′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 46-të në fushë, por fatkeqësisht nuk arriti të gjejë rrugën drejtë golit.

No description available.

Krejt në fund, Sampdoria shënoi golin e nderit përmes Gabbiadini në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e shtatë me 25 pikë, derisa Sampdoria zë pozitën e 15-të me 15 sosh.

-->