Lazio fiton me goleadë kundër Beneventos, me këtë notë u vlerësua Vedat Muriqi

Futboll 18 Prill 2021 17:06

Ka përfunduar takimi mes Lazios dhe Beneventos, në kuadër të xhiros së 31’të në Seria A.

Lazio ka fituar ndeshjen me rezultat 5-3, ku duhet të cekim se përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në minutën e 70’të dhe u vlerësua me notën 6.7.

Lazio e pa vetën në avantazh në fund të pjesës së parë me rezultatin 3-1, pas golave të Ciro Immobiles dhe Correas.

Skuadra e Beneventos e udhëhequr nga ish sulmuesi Italian, Filipo Inzaghi, në pjesë të dytë arriti të ngushtoi rezultatin duke shënuar dy gola.

Megjithatë sulmuesi Italian , Ciro Immobile, mbylli gjithçka me golin e tij në minutën e 96’të, duke u afruar edhe më shumë vendit të katërt skuadrën e Lazios, e cila ka 58 pikë, një më pakë se vendi i pestë dhe katër pikë më pakë se vendi i katërt Juventus. /Insporti.com/

-->