Lazio fiton në Moskë me ndihmën e shqiptarëve – kështu u vlerësuan Muriqi, Strakosha dhe Hysaj

Kombëtarja 25 Nëntor 2021 20:51

Lazio ka arritur të marrë një fitore të madhe në Moskë, duke e mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 0:3. Golat e fitores i shënuan Ciro Immobile, i cili shënoi dy herë dhe mesfushori spanjoll Pedro Rodriguez, raporton Insporti.com.

Skuadra e trajnerit italian, Mauricio Sarri, nga fillimi i ndeshjes tregoi se në kryeqytetin rus kanë ardhur vetëm për tre pikët e plota.

Këtë ndeshje Sarri e filloi me dy futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj në mbrojtje dhe Thomas Strakosha në portën, ndërsa sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi në bankën rezervë.

Hysaj për ndeshjen e sotme u vlerësua me notën 7,5, ndërsa Strakosha që mbajti portën e pa prekur u vlerësua me notën 7.2.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 66-të të pjesës së dytë.

Për 24 minuta sa zhvilloi, ylli dardan u vlerësua me notën 6.9.

Lazio me këtë fitore siguron kualifikimin tutje nga grupi E, pasi pas pesë ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e dytë me tetë pikë, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve. /Insporti.com/

-->