Lazio fiton në sekondat e fundit, Muriqi luan 57 minuta

Futboll 12 Maj 2021 22:55

Lazio ia doli të fitojë me rezultat minimal 1 – 0, gol i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Nga minuta e parë te Lazio ishte sulmuesi Vedat Muriqi që zhvilloi 57 minuta, por ishte i pafat para golit.

Ndeshja mund të thuhet se ishte e baraspeshuar me vendasit që ishin më të rrezikshëm dhe kishin me shumë raste të mira.

Ishte Ciro Immobile që në fundin e ndeshjes shënoi për t’i dhënë vendasve pikët e plota (90+5).

Me këtë fitore Lazio vazhdon të renditet në pozitën e gjashtë me 67 pikë, derisa Parma renditët në pozitën e 19-të me 20 sosh. /Insporti.com/

-->