Lazio fiton në udhëtim, asnjë minutë për Vedat Muriqin

Futboll 21 Nëntor 2020 16:57

Lazio ka mposhtur Crotone në udhëtim me rezultat 2 – 0, në kuadër të xhiros së tetë të Seria A.

Ciro Immobile ndryshoi shifrat duke realizuar pas asistimit të Parolos (21′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Kurse, golin e dytë që njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje e shënoi Correa (58′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi nuk zhvilloi asnjë minutë këtë ndeshje duke qëndruar në stol.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e pestë me 14 pikë, derisa Crotone qëndron në fund me vetëm dy sosh.

-->