Lazio me mungesa të mëdha ndaj Genoas, ftohen Muriqi dhe Strakosha

Futboll 02 Maj 2021 10:29

Lazio sot në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A do ta zhvillojë takimin ndaj Genoas, shkruan Insporti.

Tashmë është publikuar lista e lojtarëve të ftuar dhe Lazio do të ketë disa mungesa të mëdha në skuadër.

Fjala bëhet për futbollsitët, Luiz Felipe, Acerbi, Gonzalo Escalante dhe Caicedo që nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim.

Lajm i mirë është se Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha janë të gatshëm për këtë duel, edhe pse nuk dihet nëse do të startojnë nga fillimi.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Simone Inzaghi për duelin ndaj Genoas:

-->